Telegrafi

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusët me shumë gjasë kanë rrëzuar një nga aeroplanët e tyre në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit ditor sa i përket ngjarjeve në Ukrainë.

Sipas tyre, forcat ajrore të Rusisë “me shumë gjasë” kanë rrëzuar njërin nga aeroplanët e tyre luftarak mbi Tokmak, në pjesën jugperëndimore të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse Rusia ka humbur rreth 90 aeroplanë të riparuar enkas për luftën në Ukrainë, kjo besohet të jetë humbja e pestë e modelit Su-35S, që konsiderohet në ushtrinë ruse si aeroplani më i avancuar i flotës së tyre.

Gjithashtu është bërë e ditur se lokacioni i saktë i rrëzimit nuk dihet, për faktin se Tokmak është një qytet i fortifikuar në të cilin gjendet edhe shtabi komandues i ushtrisë ruse në Ukrainë.

Ky shtab zakonisht mbrohet nga sistemi raketor i mbrojtjes kundërajrore me rreze të mesme veprimi. /Telegrafi/