Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftimeve në Ukrainë, ku forcat ruse thuhet se janë ndalë në të gjitha frontet.
“Pushtimi rus në Ukrainë është ndalur pothuajse në të gjitha frontet”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.
Madje është theksuar se forcat ruse ditëve të fundit kanë bërë progres shumë të vogël sa i përket këmbësorisë, në det dhe ajër – duke pësuar humbje të mëdha.
“Rezistenca ukrainas mbetet shumë e fuqishme dhe e mirë koordinuar. Pjesa e madhe e territorit të Ukrainës, përfshirë qytetet e mëdha mbesin nën kontrollin e ushtrisë ukrainase”, thuhet ndër tjera në raport. /Telegrafi/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 17 March 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/OdjSV0U43C
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/gxOTw78P0M
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) March 17, 2022