Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes, disa pilotë rusë po detyrohen të kthehen në pellgje të pista për ujë të pijshëm.
Kjo është edhe një dëshmi tjetër, se disa njësi ushtarake ruse po kanë probleme me mungesë të ujit të pijshëm, transmeton Telegrafi.
Duke cituar burime pro-ruse, ministria e Mbrojtjes thotë se pilotët po kufizohen në një litër ujë në ditë, që sipas saj është rreth një e katërta e kërkesës së rekomanduar ditore.
Si rezultat, disa trupa kanë përdorur ujë të pijshëm nga pellgje të pista, për të cilat thuhet se “ndikon në moralin dhe efektivitetin”.
Videoja e shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes thoshte se mungesat ishin shkaktuar nga sulmet ruse në infrastrukturë, por ministria nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mungesat. /Telegrafi/
🚱 Russian units are running out of water in Ukraine. #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/4Xzokx5rbH
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) August 27, 2024