Telegrafi

Ministria britanike e Mbrojtjes: Nuk dihet se si Rusia do të rekrutoj ushtarë të rinj – tashmë i ka humbur dhjetëra mijëra

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se Rusia ka humbur dhjetëra mijëra ushtarë dhe akoma nuk dihet sesi Vladimir Putin do të rekrutojë ushtarë të rinj.

Në raportin më të fundit mbi ngjarjet në Ukrainë, britanikët kanë publikuar më të rejat sa i përket luftës në këtë shtet evropian – duke theksuar se Rusia së fundmi ka nënshkruar dekretin për rritjen e forcave të saj mbrojtëse nga 1.9 milion sa ishin në 2.4, transmeton Telegrafi.

Megjithatë sipas ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë, mbetet e paqartë se si ky vend do të përmbushë këtë kërkesë të nënshkruar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Lexo po ashtu Momenti i likuidimit të ish-zyrtarit ukrainas, që kaloi në anën e rusëve

Një prej opsioneve është rekrutimi i “ushtarëve vullnetar të kontraktuar” që sipas britanikëve është synim i Putinit.

“Kjo po ndodhë sepse Rusia ka humbur dhjetëra mijëra ushtarë – së fundmi janë kontraktuar ushtarët të rinj që teknikisht nuk obligohen të shërbejnë jashtë territorit të Rusisë”, thuhet ndër tjera në raport.

Ndryshe në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra mes ukrainasve dhe rusëve, ku forcat ruse mezi po arrijnë të ruajnë pozicionet e tyre nga sulmet e pandërprera dhe të befasishme nga trupat e Kievit. /Telegrafi/