Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksy Reznikov tha se udhëheqja ruse mund të jetë duke përgatitur një valë të re të mobilizimit dhe se ata mund të mbyllin kufijtë në javën e ardhshme.
Reznikov iu drejtua qytetarëve rusë përmes një video-mesazhi.
Duke folur rusisht, ai paralajmëroi njerëzit që kanë arritur moshën për të qenë pjesë e ushtrisë.
Borders in Russia can be closed on 5 January. A new wave of mobilization can begin around 15-16 January, probably with introducing martial state – @oleksiireznikov, 🇺🇦 MoD, addressed Russians liable for military service.
He and 🇺🇦 leadership ask to spread this. Please share. pic.twitter.com/9Hh228cO8C
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 31, 2022
“Unë e di me siguri se ju ka mbetur rreth një javë kohë para se të gjeni një zgjidhje tjetër. Në fillim të janarit, autoritetet ruse do të mbyllin kufijtë për burrat, do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme dhe do të fillojnë një valë të re mobilizimi. Kufijtë do të mbyllet edhe në Bjellorusi”, tha ai.
Reznikov paralajmëroi se rusët që jetojnë në qytete do të ishin veçanërisht të rrezikuar.
Kirill Budanov, kreu i shërbimit inteligjent të Ukrainës, i tha BBC-së se urdhri i ri i mobilizimit rus do të fillojë më 5 janar.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/