Telegrafi

Ministri ukrainas: Raketat ruse goditën 30 për qind të infrastrukturës energjetike

Sulmet ajrore të rusëve që u kryen gjatë javës së kaluar mbi qytetet ukrainase, kanë bërë që rrjeti energjetike të shkatërrohet pjesërisht.

Madje sipas ministrin ukrainas të Energjisë, Herman Haluschenko, Rusia goditi rreth 30 për qind të infrastrukturës energjetike, transmeton Telegrafi.

“Po dërgojmë këtë mesazh partnerëve tanë: duhet të mbrojmë qiellin”, shtoi Haluschenko për CNN, duke theksuar se Rusia nuk po respekton rregullat ndërkombëtare.

“Atyre nuk iu bën fare përshtypje për marrëveshjet ndërkombëtare apo konventat”, tha për fund ministri ukrainas.

Ndryshe nga këto sulme kanë humbur jetën 12 civilë dhe mbi 60 tjerë janë plagosur.

E gjatë këtyre sulmeve janë goditur edhe ndërtesat kolektive që banohen nga civilët. /Telegrafi/