Telegrafi

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Skenari më i keq ka kaluar, jemi në prag të fazës së re

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka thënë për CNN se Ukraina ka tejkaluar skenarin më të keq, dhe se tani para tyre është një fazë e re.

Reznikov konsideron se Ukraina është në prag të një “faze të re” të luftës, pasi që ka filluar me kundërofensiva në drejtime tjera, transmeton Telegrafi.

“Jemi në fazën e stabilizimit të gjitha fronteve dhe vijave të frontit me numër të vogël të njësive, ku në këtë drejtim këtë bërë shumë lëvizje të mira”, shtoi për CNN, ministri i Mbrojtjes.

Ai porositi se për të pasur sukses kundër ushtrisë ruse, ukrainasit kanë nevojë për më shumë armë të sofistikuara – duke i bërë thirrje Perëndimit që të vazhdojnë t’ju dërgojnë armë të rënda.

Lexo po ashtu Pavarësisht se ndihmoi Putinin të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti bjellorus uron ukrainasit në ditën e pavarësisë

Ndryshe nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë kanë kaluar gjashtë muaj, ku si pasojë kanë humbur jetën mijëra civilë e ushtarë, si dhe janë dëmtuar qytete të tëra nga raketat e ushtrisë ruse.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e shënimit të 31-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, ka thënë se çdo ditë e re është një arsye e fortë që të mos heqin dorë nga qëllimi final – e ai është çlirimi i tërë territorit të Ukrainës – përfshirë edhe Krimenë. /Telegrafi/