Ministri i Sportit i Egjiptit e ka këshilluar shënjestrën e Juventusit, Mohamed Salah, që ta vazhdojë karrierën jashtë Liverpoolit, mirëpo anësori ka për qëllim që ta rinovojë kontratën.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një zëvendësuesi për Paulo Dybalan, ndërsa egjiptiani është ndër opsionet e para.
Bianconerët nuk do t’ia vazhdojë kontratën argjentinasit, i cili pritet të largohet nga Allianz Stadium si lojtar ilirë. Ndërkohë, mediat italiane – duke përfshirë La Gazzetta dello Sport – kanë raportuar se Salah do t’i kushtonte shumë klubit italian që tashmë ka kontaktuar me agjentin e tij.
Kontrata e 29-vjeçarit me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2023, mirëpo edhe Redsat janë në bisedime që t’ia zgjatin qëndrimin dhe duan ta mbajnë në Anfield.
Good news for Liverpool fans, if Egyptian sports minister Ashraf Sobhi is to be believed!#BBCFootball
— BBC Sport (@BBCSport) April 5, 2022
“E kam këshilluar që ta vazhdojë rrugëtimin e tij në një klub tjetër jashtë Liverpoolit, por drejtimi i tij tani është ta rinovojë kontratën”, ka thënë ministri Ashraf Sobhi për BBC.
Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se klubi është në bisedime me agjentin e Salah, mirëpo nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme në lidhje me negociatat.
Egjiptiani ka qenë pjesë e Serie A në të kaluarën duke shënuar 35 gola në 81 paraqitje me Fiorentinan dhe Romën. /Telegrafi/