Site icon Telegrafi

Ministri i Shëndetësisë për kthimin e qytetarëve të Kosovës nga Siria: Tani është detyrë e jona që t’i rehabilitojmë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se pas një pune të madhe, autoritetet kosovare arritën që të kthejnë nga Siria mbi 100 persona, shumica prej tyre fëmijë.

Ismaili ka shkruar në rrjetin social Facebook, se ky është një prej lajmeve më të mira ditëve të fundit.

Lexo po ashtu Tahiri: 110 qytetarë në bashkëpunim me SHBA janë kthyer në Kosovë nga Siria

Ai ka përgëzuar ministrin Abelard Tahiri për lidershipin dhe vullnetin për t’i kthyer fëmijët dhe familjet në Kosovë.

Lexo po ashtu Qalaj: Arrestohen katër të kthyer nga Siria

“Tani është detyrë e jona që t’i rehabilitojmë dhe t’u japim kujdesin e nevojshëm. Por mbështetja për ta tejkalon përgjegjësitë institucionale dhe kërkon solidaritet të gjerë shoqëror. Ata do të kenë nevojë për ndihmën tonë si bashkëqytetarë të tyre për t’ua shëruar traumat, prandaj le ta bëjmë maksimumin për riintegrimin e tyre në mesin tonë”, ka shkruar në Facebook, ministri Uran Ismaili. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kryeprokurori Lumezi flet për të riatdhesuarit nga Siria: Kemi nisur hetimet ndaj katër të arrestuarve
Exit mobile version