Site icon Telegrafi

Ministri rus i Mbrojtjes telefonon homologun amerikan – nuk flasin për ndalimin e luftës në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli dje në telefon me homologun rus, Andrei Belousov, të dyja palët konfirmuan pa dhënë detaje të bisedës së parë mes dy ministrave që nga qershori.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se telefonata ishte “iniciuar nga pala ruse”. “Ata prekën çështjet e parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe zvogëlimit të rrezikut të përshkallëzimit të mundshëm”, shtuan ata.

Në Uashington, zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh tha se ministri “theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës”, raporton evropaelire.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania dhe SHBA-ja njoftuan një marrëveshje për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani duke filluar nga viti 2026, hera e parë që armë të tilla vendosen në vend që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Armët amerikane do të përfshijnë raketa lundrimi Tomahawk me një rreze veprimi deri në 2500 kilometra që mund të godasin thellë në Rusi, si dhe raketa të mbrojtjes ajrore SM-6 dhe armë hipersonike të zhvilluara rishtazi.

Zyrtarët rusë reaguan ashpër ndaj njoftimit, duke akuzuar Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara për rritjen e tensioneve dhe inkurajimin e një gare armatimesh. /Telegrafi/

Exit mobile version