Telegrafi

Ministri Mustafa dhe ambasadori Kosnett flasin për sigurinë në Kosovë 

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, Philip Kosnett, ndërsa kanë biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ministri Mustafa ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa,ambasadori amerikan, Philip Kosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit nuk do të mungojë. /Telegrafi/