Një nga pikat kryesore të luftës në Ukrainë janë ndihmat ushtaraket të ofruar nga SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera.
Në fillim, dërgesat u fokusuan në raketat Javelin dhe municione më të vogla – tani Ukraina po merr sisteme të mbrojtjes ajrore.
Dhe, sigurisht, sistemet e raketave HIMARS që forcat ukrainase po përdorin me efekt shkatërrues ndërsa godasin linjat ruse.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tregon se si kërkesa për raketat Stinger u refuzua dhjetë muaj më parë. Stingers janë raketa portative tokë-ajër.
Në mesazhin në Twitter, Reznikov ndan një video të asaj që ai thotë se tregon një aeroplan luftarak rus duke u rrëzuar përmes një rakete Stinger në rajonin e Kharkivit.
Ndryshe, raketat ruse sot kanë sulmuar një autokolonë me vetura në lindje të Ukrainës duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
Ten months ago, in WDC, I asked for Stingers 4 #UAarmy & heard "It's impossible."
Many times.
Today, rus Su-30 jet was shot down by 🇺🇦 Stinger in the Kharkiv region.
So…the impossible is indeed possible.
Thanks to our partners.
We will win! 🇺🇦
🎵 Горить, “Палає техніка ворожа” pic.twitter.com/c1NtHcqlsD— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) September 24, 2022