Site icon Telegrafi

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Reznikov ka dorëzuar letrën e dorëheqjes

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov i dorëzoi letrën e dorëheqjes kryetarit të parlamentit, tha ai në një postim në X (i njohur si Twitter) të hënën.

“Unë i kam dorëzuar letrën time të dorëheqjes Ruslan Stefanchuk, Kryetarit të Parlamentit të Ukrainës. Ishte një nder t’i shërbeja popullit ukrainas dhe të punoja për (ushtrinë ukrainase) për 22 muajt e fundit, periudhën më të vështirë të historisë moderne të Ukrainës“, ka shkruar Reznikov, përcjell Telegrafi.

Volodymyr Zelensky tha të dielën se kishte vendosur të zëvendësonte ministrin e tij të Mbrojtjes gjatë kohës së luftës, tronditja më e madhe e strukturës së mbrojtjes të Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.

Lexo po ashtu Pse Zelensky e shkarkoi ministrin e tij të Mbrojtjes?

Largimi i tij mund t’i japë fund presionit prej muajsh të medias vendase që filloi në janar kur ministria e Reznikov u akuzua për blerjen e ushqimeve me çmime të fryra.

Dhe megjithëse ai nuk ishte i përfshirë personalisht në kontratën e ushqimit, disa komentues ukrainas thanë se ai duhet të marrë përgjegjësinë politike. /Telegrafi/

Exit mobile version