Site icon Telegrafi

Ministri Kuçi infektohet me COVID-19

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka njoftuar se ka qenë rast kontakti dhe pas testimit për COVID-19, ka rezultuar pozitiv.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Kuçi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.
Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia.
Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar Kuçi. /Telegrafi/

Exit mobile version