Shefi i diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, ka akuzuar sërish Rusinë për krime tjera të luftës.
Pas sulmit rus në Kryvyi Rih, ku u goditën ndërtesat kolektive, ka reaguar ministri i Jashtëm ukrainas, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se ky sulm është një krim tjetër lufte dhe akt i terrorit, duke u zotuar se asnjë nga këto krime nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar.
Forcat ruse kishin për qëllim të godasin infrastrukturën civile në këtë qytet, ndërsa zyrtarisht vazhdimisht pretendojnë se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.
Në anën tjetër veprimet e ushtrisë së Kremlinit e dëshmojnë krejt të kundërtën. Ata vazhdimisht bombardojnë e granatojnë qytetet ukrainase pa zgjedhur mjete, ku në shumicën e rasteve e pësojnë civilët. /Telegrafi/
Russian missile strike on Kryvyi Rih hydraulic structures is a war crime and an act of terror. Beaten by Ukrainian army on the battlefield, Russian cowards are now at war with our critical infrastructure and civilians. Russia is a terrorist state and must be recognized as such.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) September 14, 2022