Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm i Turqisë thotë se Ukraina dhe Rusia janë afër arritjes së një marrëveshjeje

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, i cili po ndërmjetëson bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ka thënë se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje.

Çavushoglu ka thënë se “nuk është një gjë e lehtë të pajtohesh ndërsa lufta po vazhdon, ndërsa civilët vriten”, por ai shtoi “ne shohim se palët janë afër një marrëveshjeje”, përcjell Telegrafi.

Sipas BBC, Çavushogl vizitoi Rusinë dhe Ukrainën këtë javë, pasi Turqia ka lidhje të forta me të dy palët.

Lexo po ashtu Pse marrëdhëniet midis Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit nuk do të ndryshojnë, edhe nëse Kina 'nuk e mbështet pushtimin rus të Ukrainës'?

Ai shtoi se Turqia ishte në kontakt me ekipet negociuese, por refuzoi të fliste për detajet e bisedimeve pasi Turqia luan “një rol të ndershëm ndërmjetësues dhe lehtësues”.

Po sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dyja palët po negociojnë për gjashtë pika kyçe:

• Neutraliteti i Ukrainës

• Çarmatimi dhe garancitë e sigurisë

• I ashtuquajturi “denazifikimi” i Ukrainës

• Heqjen e pengesave në përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë

Lexo po ashtu Vladimir Putin, një kriminel lufte - kush vendos për këtë?

• Statusi i rajonit separatist të Donbasit

• Statusi i Krimesë së aneksuar nga Rusia në vitin 2014

Ndërkohë vë në pah BBC, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha në një video të shtunën: “Kjo është koha për t’u takuar, për të biseduar, koha për rinovimin e integritetit territorial dhe drejtësisë për Ukrainën”. /Telegrafi/

Exit mobile version