Telegrafi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov: Qëllimi ynë kryesor është çmilitarizimi i Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov sapo u është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media.

Ai ishte në një linjë me presidentin rus, Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por më tepër ta “çmilitarizojë” atë.

I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkuptoi se vendi nuk mund të quhet demokratik.

Lexo po ashtu Zbulohet plani gjashtë pikësh i Putinit për Kievin - rezultati final, ndarja e Ukrainës si dy ish-Gjermanitë

Më pas ai bën pretendime të pabaza për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend, raporton bbc.

Ai gjithashtu dyfishoi pohimin e ashpër të Rusisë se nazizmi po drejton Ukrainën – një pretendim i cili është hedhur poshtë gjerësisht nga Perëndimi.

Por, mediumi ukrainas, “The Kyiv Independent”, duke iu referuar burimeve të inteligjencës “Ukrainska Pravda”, ka zbardhur se cilat qëllimet e Rusisë për kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

Ndryshe, Ukraina ka thënë se 137 njerëz janë vrarë – si ushtarë ashtu edhe civilë. /Telegrafi/