Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov sapo u është përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media.
Ai ishte në një linjë me presidentin rus, Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por më tepër ta “çmilitarizojë” atë.
I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkuptoi se vendi nuk mund të quhet demokratik.
Më pas ai bën pretendime të pabaza për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend, raporton bbc.
Ai gjithashtu dyfishoi pohimin e ashpër të Rusisë se nazizmi po drejton Ukrainën – një pretendim i cili është hedhur poshtë gjerësisht nga Perëndimi.
Por, mediumi ukrainas, “The Kyiv Independent”, duke iu referuar burimeve të inteligjencës “Ukrainska Pravda”, ka zbardhur se cilat qëllimet e Rusisë për kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Ndryshe, Ukraina ka thënë se 137 njerëz janë vrarë – si ushtarë ashtu edhe civilë. /Telegrafi/