Telegrafi

Ministri i Jashtëm italian akuzon partinë e tij se po minon përpjekjet për ta mbështetur Ukrainën

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka akuzuar partinë e tij se po minon përpjekjet e qeverisë për ta mbështetur Ukrainën nga invazioni rus.

Në një kumtesë të Di Maio, thuhet se qeveria ka mbrojtur vlerat e demokracisë dhe lirisë – duke shtuar se derisa të gjithë e duan paqen, presidenti rusi Vladimir Putin po ndjekë rrugën e luftës, transmeton Telegrafi.

Ai madje nuk hezitoi të fajësojë disa anëtarë të partisë së tij se po e sulmojnë dhe fyejnë – duke i shkaktuar telashe qeverisë në qëndrimet e saj sa i përket partneritetit në BE.

Lexo po ashtu Zelensky pas vizitës në front në jug të Ukrainës: Ushtarët nuk dyshojnë në fitoren kundër rusëve

“Është një sjellje e papjekurisë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe jostabilititetit brenda qeverisë”, shtoi Di Maio.

Këto komente vijnë në kohën kur kryeministri italian Mario Draghi, po përballet me votimin e rëndësishëm në Parlament që pritet të mbahet gjatë të martës lidhur me çështjen e Ukrainës, ku anëtarët e partisë “5 yje” synojnë të kufizojnë dërgimin e mëtejshëm të armëve në Kiev. /Telegrafi/