Telegrafi

Ministri i Jashtëm i Indisë thotë se kanë arritur të nxjerrin nga qyteti i rrethuar ukrainas studentët indianë

Qeveria indiane ka njoftuar se ka arritur t’i nxjerrë të gjithë studentët indianë në verilindje të qytetit Sumy, që është rrethuar nga forcat ruse.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme indiane, Arindam Bagchi, ka njoftuar në Twitter se studentët indianë janë nisur për në Poltava dhe pritet të dërgohen në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Associated Press ka raportuar se një konvoj autobusësh, u largua gjatë ditës së sotme nga Sumy.

Pak orë pasi autobusët arritën t’i nxjerrin civilët dhe t’i dërgojnë në zona më të sigurta, kanë filluar granatimet ku si pasojë humbën jetën 21 persona, përfshi edhe dy fëmijë. /Telegrafi/