Site icon Telegrafi

Ministri i Jashtëm hungarez: Pakti mes BE-së dhe Turqisë është në rrezik

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Peter Szijjarto, ka deklaruar sot se kontaktimi i Turqisë me qytetarët që jetojnë jashtë vendit, është një aktivitet normal.

“Ne si hungarezë e kuptojmë shumë mirë këtë çështje. Sepse shumë qytetarë hungarezë jetojnë jashtë vendit tonë. Është mese normale që qeveria jonë të jetë në kontakt me qytetarët e saj jashtë vendit dhe të këshillohet me ta”, ka thënë Szijjarto që ka shtuar se Pakti mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë është në rrezik.

Duke vënë në dukje se është shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur mes Turqisë dhe Holandës, Szijjarto ka theksuar se është një situatë e pazakontë që dy vende anëtare të NATO-s të kenë probleme për një çështje të tillë. /KP/

Exit mobile version