Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar po qëndron në shtetin izraelit, ku po takohet me zyrtarë të atij vendi.
Derisa James Cleverly po qëndronte në jug të Izraelit, bie një sirenë që paralajmëronte sulme të reja të Hamasit.
Kryediplomati britanik dhe një grup shihen duke vrapuar drejt një ndërtese ndërsa sirenat bien në Ofakim.
Megjithëse mund të jetë e vështirë ta dallosh atë, mund ta shohësh zyrtarin britanik të veshur me çorape të kuqe ndërsa vrapon drejt hyrjes.
Ai mbërriti në Izrael këtë mëngjes si pjesë e një udhëtimi për të “demonstruar solidaritetin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar” me vendin.
Ndryshe, Cleverly ka deklaruar se shteti izraelit ka të drejtë të mbrohet prej sulmeve terroriste të Hamasit. /Telegrafi/
Watch: while UK FM @JamesCleverly visits Ofakim in southern Israel, a siren goes off warning of incoming Hamas rocket fire.
This is the reality Israelis live with every day. pic.twitter.com/QF4C4tReqL
— Israel ישראל (@Israel) October 11, 2023