Benny Gantz, lideri i opozitës izraelite dhe që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, ministër i kabinetit të luftës, ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin, Benjamin Netanyahu.
Ai paralajmëroi Hezbollahun, i cili ka pasur disa shkëmbime zjarri me izraelitët që nga 7 tetori.
“Ajo që po ndodh tani në veri të Gazës mund të ndodhë edhe në Libanin jugor. Ajo që ka ndodhur me Gazën mund të ndodhë edhe me Bejrutin”, thotë ai.
Për marrëveshjen e pengjeve, ai thotë se ishte “një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marrë në mbi 40 vjet që i kam shërbyer këtij vendi”.
Pala tjetër po na teston dhe po përpiqet të blejë kohë, thotë ai, shkruan skynews.
“Ne nuk e shikojmë realitetin nga këndvështrimi i ditëve, ne po shohim përjetësinë e popullit hebre dhe unë jam i vendosur të vazhdoj luftën [pas armëpushimit]”, deklaroi ministri.
Ndryshe, Hamasi dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për armëpushim të përkohshëm (hyn në fuqi nesër dhe zgjat katër ditë) dhe lirimin e pengjeve izraelite dhe palestineze. /Telegrafi/