Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sijarto do të realizojë takim me homologun e tij, zëvendësministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev dhe me ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja, Bill Pavleski. /Telegrafi/