Telegrafi

Ministri i Bujqësisë i Ukrainës: Eksporti i drithërave po përkeqësohet nga dita në ditë

Ministri i ri i bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi ka folur rreth vështirësive që po u shfaqen në fushën e të mbjellave shkaku i agresionit rus.

Ai tha të shtunën se aftësia e Ukrainës për të eksportuar drithëra po përkeqësohej nga dita në ditë dhe do të përmirësohej vetëm nëse përfundon lufta me Rusinë.

Duke folur në një konferencë televizive, Solskyi tha se Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, normalisht do të eksportonte 4-5 milionë tonë drithë në muaj – një vëllim që ka rënë në vetëm disa qindra mijë tonë.

Ministri tha se “ndikimi [në tregjet globale] është i drejtpërdrejtë, dramatik dhe i madh. Dhe vazhdon. Çdo ditë e më shumë situata do bëhet më e vështirë”.

Solskyi shtoi se prodhimi është duke u zhvilluar në ato zona të Ukrainës që nuk janë pushtuar, por e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën është përfundimi i luftës. /Telegrafi/