Telegrafi

Ministri britanik për Europë: Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës

Ministri britanik për Europë, James Cleverly, ka falënderuar Kosovën për vënien e sanksioneve kundër Rusisë.

Në një shkrim në Twitter, Cleverly tha se përpos sanksioneve, Kosova ka bërë veprim bujar, që ka shprehur gatishmërinë t’i hap dyert refugjatëve ukrainas.

Tutje theksoi se Britania mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës.

“Është thelbësore që Evropa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës #Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas. Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës”, shkroi Cleverly./Telegrafi/