Telegrafi

Ministri britanik i Mbrojtjes zbulon detaje nga biseda me rusët në Moskë, pak ditë para fillimit të pushtimit të Ukrainës

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se gjatë 11 shkurtit të vitit të kaluar gjatë një takimi me homologun rus në Moskë, Sergei Shoigu, ka marrë premtime të rrejshme se Rusia nuk do ta sulmojë Ukrainën.

Sipas Wallace, ai në Moskë kishte marrë garanci që Rusia nuk do të kryej pushtimin në Ukrainë, por theksoi se të dyja palët e dinin se bëhej fjalë për një gënjeshtër, transmeton Telegrafi.

Wallace i përshkroi fjalët e Shoigus si “demonstrim i keqtrajtimit apo forcës, e ajo është: do të gënjej, e ti e di se po gënjej dhe e di po gënjej dhe që gjithmonë do të gënjej”.

Lexo po ashtu Norvegjia thotë se do t’i dërgojë Ukrainës tanke, sa më shpejtë të jetë e mundur

Wallace ka precizuar se “është e frikshme, por një gënjeshtër direkte”, që konfirmoi pretendimet e tij se Rusia do ta sulmojë Ukrainën.

Në anën tjetër derisa po dilnin nga salla ku ishte mbajtur takimi, gjenerali rus Valerii Gerasimov kishte thënë se: “kurrë më nuk do të poshtërohen”. /Telegrafi/