Ministri britanik i Bizneseve të Vogla, Paul Scully, ka folur këtë mëngjes për Sky News për situatën në Ukrainë.
Ai është pyetur nëse përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të konsiderohej krim lufte, Scully u përgjigj shkurt: “Pa dyshim”, transmeton Telegrafi.
“Duhet të kujtojmë se gjithçka që po ndodhë është lufta e Vladimir Putinit kundër Ukrainës, jo e popullit rus. Duhet të sigurohemi që populli rus t’i jap fund kësaj”, shtoi Scully.
'This is Putin's war against Ukraine, it's not the Russian people's war.'
Paul Scully MP says the use of biological or chemical weapons would 'undoubtedly be a war crime' and we need to "appeal" to the Russian people to stop this war.
📺 Sky 501, Virgin 602 and Freeview 233 pic.twitter.com/6udoPKJqD4
— Sky News (@SkyNews) March 22, 2022
I pyetur nëse përdorimi i armëve kimike dhe biologjike janë informacion i inteligjencës amerikane, Scully tha se nuk e di.
Më herët presidenti amerikan Joe Biden, kishte paralajmëruar se Rusia ka bërë të ditur se posedon armë të tilla dhe se e ka ndërmend t’i përdor në Ukrainë. /Telegrafi/