Matteo Salvini është Ministri i Brendshëm në Itali, që ua ndaloi hyrjen 64 refugjatëve, që u shpëtuan nga një organizatë bamirëse gjermane, derisa po mbytësin në det.
Barka e gomës me të cilën po lundronin në brigjet e Tripolit të Libisë, nisi të fundosej dhe ata u shpëtuan prej vullnetarëve të Sea Eye, transmeton Telegrafi.
Grupi ka bërë të ditur se në mesin e tyre janë 20 gra, pesë fëmijë dhe një i porsalindur. Meqenëse njësitet libiane të shpëtimit nuk mund të bënin asgjë, refugjatët u shpëtuan nga anija e tyre Alan Kurdi, që patrullon për shpëtim refugjatësh.
Por, ministri Salvini, i njohur për qëndrimet kundër emigracionit, ka thënë se Alan Kurdi dhe anije tjera shpëtuese, nuk janë të lejuara të hynë në Itali.
“Anije me flamur gjerman, OJQ gjermane, pronar gjerman dhe kapiten nga Hamburgu. Intervenuan në ujërat libiane dhe kërkojnë për një port të sigurt. Shumë mirë, shkoni në Hamburg” ka thënë Salvini.
Independent raporton se as Malta nuk iu ka përgjigjur kërkesave të organizatës gjermane, ndërsa bëhet e ditur se 50 refugjatë janë ende të zhdukur, derisa po udhëtonin nëpër detin Mesdhe. /Telegrafi/