Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj po qëndron në Stamboll të Turqisë, ku po merr pjesë në Forumin tashmë të përvitshëm të Investitorëve Engjëj (World Business Angels Investment Forum).
Beqaj gjatë fjalimit të tij në panelin ministror ndër të tjera diskutoj edhe për rëndësinë e teknologjisë si një ndër sektorët më me peshë për zhvillim ekonomik të vendit.
Gjithashtu në këtë forum pritet të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Inovacionit dhe Ndëmarrësisë dhe WBAIF.
Gjatë punimeve të këtij Forumi, Beqaj do të ketë rastin të prezantoj mundësitë për investime në Kosovë para një rrjeti të investitorëve, me rreth 3 mijë të tillë.
Forumi do t’i vazhdoj punimet edhe ditën e nesërme. /Telegrafi/