Site icon Telegrafi

Ministri Beqaj dhe kabineti i tij, nuk kanë pranuar t’i marrin pagat me rritje

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe kabineti i tij në këtë ministri nuk kanë pranuar që t’i marrin pagat me rritje sipas vendimit të kabinetit qeveritar.

Burime të Telegrafit kanë treguar se kabineti i Beqajt nuk ka pranuar t’i marrë pagat me rritje duke e shqyrtuar bazën ligjore.

“Pagat përveç ministrit Beqaj nuk i kanë pranuar as zëvendësministri, Shefi i Kabinetit, Këshilltari i Lartë, këshilltarët, asistentët dhe vozitësit”, kanë treguar burimet.

Ndryshe, të premten zyrtarëve të lartë të shtetit, pagat u kanë dalë me rritje, duke përfshirë edhe shtesën që nga 1 dhjetori i vitit 2017.

Vetëm kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë rreth 11 mijë euro, pagë dhe shtesa.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në fund të dhjetorit 2017 për dyfishimin e pagave për kabinetin e tij, të gjithë ministrat me stafin përcjellës dhe disa kategori tjera./Telegrafi/

Exit mobile version