Site icon Telegrafi

Ministri Bekteshi sqaron se si do të bëhet subvencionimi i veturave në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për Alsat sqaroi mënyrën e subvencionimit të blerjes së veturave që janë ‘euro 5’ si masë për të zbutur ndotjen e ajrit.

Bekteshi tha se të gjithë qytetarët që kanë vetura me standard ‘euro 2’ dhe ‘euro 3’ do të mund të heqin dorë nga ato vetura, me të vetmin qëllim që të blejnë vetura të reja që janë me standardin ‘Euro 5’, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si Ministri e Ekonomisë, do t’i ndihmojmë ato qytetarë me një shumë prej rreth 3.000 euro”, tha Bekteshi duke shtuar se qytetarët subvencionimin mund ta bëjnë edhe përmes salloneve të automjeteve të reja por edhe nëpër sallonet importuese të veturave.

Lexo po ashtu Maqedoni, subvencione për ndërrimin e automjeteve të vjetra për automjete të reja

Bekteshi tha se secili qytetar që ka veturë nën standardin ‘euro 3’ do të mund të heqë dorë nga ajo veturë dhe të blejë veturë sipas dëshirës së tij, por, siç thotë ministri Bekteshi, me siguri vetura nuk duhet të kushtojë mbi 12.000 euro./Telegrafi/

Exit mobile version