Ministrat Financave dhe Ekonomisë të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të mbajnë një takim informal më 7 Shtator në Vjenë të Austrisë, për të folur për rregullimin e kriptovalutave dhe shtrëngimin e masave ndaj tyre.
Sipas një drafti të parë nga Bloomberg, përcjell Telegrafi, pjesëmarrësit do të diskutojnë mungesën e transparencës dhe potencialin që kanë kriptovalutat në evazionin fiskal, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.
Autoritetet financiare Evropiane vazhdimisht kanë paralajmëruar konsumatorët rreth Ofertave Fillestare të Monedhave (ICO).
Gjithashtu ato kanë folur për bursat e parregulluara të cilat operojnë jashtë sistemi financiar botëror, që do të thotë se nëse investitorët humbasin para, ata nuk mbrohen nga ligji. Mirëpo, pavarësisht këtyre paralajmërimeve, drafti thotë se ICO-të kanë arritur të ngritin kapital. /Telegrafi/