Moti i ligë me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot Komunën e Lipjanit.
Lexuesit e Telegrafit kanë treguar pamje nga një fenomen i pazakontë, i krijuar nga stuhitë e sotme. Një shtëllungë në formë të një mini-tornado, ka përfshirë një pjesë të Lipjanit.
Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh shkaktojnë dëme materiale dhe në njerëz.
Tornado më i gjatë i regjistruar ndonjëherë në marsin e vitit 1925, u shtri për rreth 355 kilometra përmes Missouri, Illinois dhe Indiana. /Telegrafi/