Minatorët e kombinatit “Trepça” sot kanë marr pagën e muaji qershor pas një vonese.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.
“Po, sot punëtorët e kombinatit Trepça, pas një vonese i kanë marr pagat e muajit qershor”, tha Sadiku.
Dje, kryeshefi ekzekutiv i “Trepça”, Basri Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin vonesën e pagës e ka arsyetuar me mungesë të përkohshme të mjeteve financiare.
“Paga e mbetur e minatorëve do të paguhen nesër. Për momentin kemi pasur mungesë të mjeteve financiare, pasi që e kemi shitur një pjesë te koncentratit dhe kemi pritur që të na lëshohet pagesa. Ky problem është i trashëguar dhe jemi duke punuar që ta tejkalojmë”, ka treguar Ibrahimi.
Edhe në muajin mars të këtij viti, punëtorët e kombinatit ‘Trepça’ kanë pasur vonesa në marrjen e pagave. Mirëpo, me intervenimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pagat e mbetura ishin paguar. /Telegrafi/