Site icon Telegrafi

Minatorët e kombinatit ‘Trepça’ hyjnë në ditën e dytë të grevës

Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” janë duke e vazhduar grevën edhe sot.

Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje, për Telegrafin ka thënë se do të vazhdojnë me grevën deri në përmbushjen e kërkesave.

“Edhe sot greva po vazhdon për të njëjta kërkesa, por ende nuk ka diçka përfundimtare. Kërkesa e parë është paga që nuk është dal që për muajin e kaluar, ndërsa kërkesa e dytë është ushqimi i dobët dhe ajo e treta është mungesa e mjeteve të punës, si rroba pune, çizme dhe doreza. Përveç dje, sot nuk jemi takuar me menaxhmentin e Trepçës”, u shpreh Osmani.

Ai tha se për momentin nuk do të ketë radikalizim të masave.

“Aktualisht do të vazhdojmë vetëm me grevë dhe nuk ka radikalizim të masave”, tha ai.

Lexo po ashtu Hyjnë në grevë minatorët e kombinatit 'Trepça'

Kujtojmë se “Trepça” është shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse pjesa tjetër e aksioneve janë të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version