Telegrafi

Mina ia rregullon Barçës mesataren e gjatësisë, por bëhet vetëm i gjashti në kampionat – Këta janë 11 futbollistët më të gjatë në La Liga (Foto)

Yerry Mina është bëri njëri nga lojtarët më të gjatë në La Liga, pas transferimit të tij nga Palmeiras te Barcelona, ekip që njihet për mesataren e vogël të gjatësisë në klub.

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Yerry Mina, i gjatë plot 1.95m do të bëhet njëri nga lojtarët më të gjatë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona nënshkruan me Yerry Mina

Krahas Gerard Pique, i cili ishte më i gjati në klub, por që nuk është në listën e më të gjatëve në kampionat, katalunasit do të kenë tani edhe një partner të tij të gjatë në qendrën e mbrojtjes.

Megjithatë, Mina bëhet vetëm lojtari i gjashtë ma i gjatë në La Liga, pasi kampionati ka plot të tillë që janë mbi 1.90m.

Lexo po ashtu Tetë faktet interesante të mbrojtësit të ri të Barcelonës, Yerry Mina

Gazeta e njohur spanjolle Marca ka publikuar një listë me lojtarët më të gjatë, ku i pari është portieri i Deportivo La Corunas, Costel Pantilimon me 2.02m, ndërsa pjesë e saj janë edhe lojtarë si Steven N’Zonzi dhe ish-portieri i Real Madridit, Diego Lopez.

Telegrafi më poshtë ua sjell të plot dhe me fotografi listën e 11-të lojtarëve më të gjatë në La Liga.

1.Costel Pantilimon (La Coruna) – 2.02m

2.Filip Manojlovic (Getafe) – 1.97m

3.Steven N’Zonzi (Sevilla) – 1.96m

4.Pedro Alcala Guirado (Girona) – 1.96m

5.Diego Lopez (Espanyol) – 1.96m

6.Yerry Mina (Barcelona) – 1.95m

7.Raul Fernandez (Levante) – 1.95m

8.Przemyslaw Tyton (La Coruna) – 1.95m

9.Sergio Rico (Sevilla) – 1.94m

10.Marco Dmitrovic (Eibar) – 1.94m

11.Andres Prieto (Malaga) – 1.94m

/Telegrafi/