Telegrafi

Mimoza Shkodra ndryshon tërësisht dukjen, bëhet zeshkane

Ajo mbetet aktive me projekte muzikore, por edhe në rrjetet sociale, ku për fansat e saj sjell imazhe të ndryshme që komentohen e pëlqehen jashtë mase.

Dhe, Mimoza Shkodra ka bërë një postim të radhës në llogarinë e saj në Instagram, këtë herë duke treguar se ka bërë një transformim në pamje.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun postoi një fotografi ku tregoi është bërë zeshkane, teksa dukej në formë mjaft të mirë dhe atraktive.

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

“U ktheva në të zezë”, ka shkruar këngëtarja që prej kohësh jemi mësuar ta shohim me ngjyra më të hapura të flokëve.

Ndryshe, kujtojmë që pak ditë më parë, Mimoza publikoi këngën e re “Plako”, të cilën e solli bashkë me videoklip, që u prit mirë nga publiku.

Ndërsa, këngëtarja po vazhdon të mbaj koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/