Telegrafi

Mimoza Kusari-Lila me replika të ashpra ndaj Besnik Tahirit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë të programit qeverisës.

Kusari-Lila në fjalimin e saj në Kuvend, tha se kur AAK ishte në pushtet kishte pritur pesë orë Listën Serbe për ta votuar programin qeverisës, transmeton Telegrafi.

“Ju qeveria e PAN-it, a e dini kur Haradinaj e ka prezantuar programin qeverisës, me 10 shtator keni pritur pesë orë Listën Serbe me ardh prej Beogradi me marrën aminin e Vuçiqit me ardh me votu. Ju keni premtuar se do të funksionojë sundimi i ligjit, i keni ndërru ulëset e jeni zvogëluar duhet ma shumë me reflektu”, tha ajo.

Ndryshe, shefi i GP i AAK-së, Besnik Tahiri ka theksuar se Qeveria Kurti nuk ka një program qeverisës. /Telegrafi/