Ismet Muishi, trajneri më mediatik në vendin tonë ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”në Telegrafi.
Në mesin e shumë temave që u diskutuan, ai ka rrëfyer se si arriti të zhvillonte top lojtarë si, Milot Rashica, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.
“Miloti ka qenë super lojtar edhe e kam ditur se do t’i mbërrij majat e futbollit”, ka thënë fillimisht Munishi.
“Tek lojtarët e ri dhe tek të vjetrit e di çfarë dua dhe nuk gaboj, pasi mund ta parashikoj pak a shumë se ku do shkojnë”.
“Mirlind Daku është duke bërë një sezon të mirë në një kampionat të fortë në Rusi”.
“Arbër Hoxha po ashtu po kalon momente të mira, tek Dinao ka shumë cilësi, por Arbëri është një punëtor i madh”, ka shtuar më tej Munishi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Munishi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/