Site icon Telegrafi

Milot Rashica dhe Etrit Berisha në formacionin e javës të ndeshjeve kualifikuese

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica dhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës nga ndeshjet e raundit të shtatë kualifikues për Euro 2024.

Këtë javë u luajtën ndeshjen e shtata të grupeve për kualifikim në Euro 2024, ku Kosova fitoi 3-0 në udhëtim te Andorra dhe Shqipëria mposhti gjithashtu 3-0 në shtëpi Çekinë.

Lojtari më i vlerësuar i Dardanëve në këtë ndeshje ishte sulmuesi Rashica, i cili shënoi dy gola, ndërsa te kuqezinjtë u vlerësua portieri Berisha, i cili mbajti portën e paprekur.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Andorra 0-3 Kosova, shkëlqeu Milot Rashica

Faqja e njohur e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të javës dhe këta dy futbollistë shqiptarë janë pjesë e tij.

Rashica gjithashtu është lojtari me notën më të lartë, 9.8. Pjesë e formacionit janë edhe yje si Bruno Fernandes dhe Kylian Mbappe.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Shqipëri 3-0 Çeki: Berisha dhe Seferi super, Asani dhe Asllani në nivel

“Raundi i 7 i kualifikimeve të EURO 2024 është pas nesh, dhe kjo është 11-shja jonë më e vlerësuar!”.

“Turqia është e vetmja skuadër që ka dy lojtarë në 11-tën tonë, ndërsa Milot Rashica është lojtari ynë i javës”, ka shkruar SofaScore në postimin e tyre.

Formacioni i raundit të shtatë kualifikues

Berisha; Akaydin, Balodis, Bardakci; Smyth, B.Fernandes, Aursnes, Sirvys; Mbappe, Rashica, Lukebakio;

/Telegrafi/

Exit mobile version