Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM në një intevistë për televizionin “Telma” tha se partia e tij nuk ka nevojë për triumfalizëm, por se është në rrugë të mirë.
“Ne nuk kemi bazë për triumfalizëm, por shikojmë se po lëvizim në drejtim të mirë. Unë besoj se analiza që LSDM pa partnerët e koalicionit peshon 330 mijë vota është e saktë”.
“Duke qenë se jemi në opozitë dhe në koalicion më të vogël, mendoj se jemi në rrugën e duhur. Që nga viti 1991 deri më sot kurrë nuk ka fituar një kandidat nga opozita, pavarësisht se kush është në pushtet”, përfundoi Milloshoski./Telegrafi/