Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i është përgjigjur kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili tha se kryetari i Kuvendit mund të zgjedhet edhe jashtë hapësirës së Kuvendit, duke përmendur edhe vende tjera. Milloshoski këtë deklaratë e ka quajtur si thirrje për grushtshtet, pasi sipasi tij do të krijohej institucion paralel, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është thirrje për grusht shtet dhe për këtë krimineli i falur Zoran Zaev është i gatshëm të heshtë deputetët. Zaevi është i kërcënuar nga aktorë të huaj dhe narko struktura që e ndihmojnë gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye ai tani kërkon parainstitucione. Thirrje për zgjedhje jolegjitime është thirrje për konflikt dhe grusht shtet”, deklaroi mes tjerash Milloshoski.
Ai gjatë kësaj konference përsëriti qëndrimin që zgjedhjet e reja parlamentare janë e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza./Telegrafi/