Në ditën e tradhëtisë së Krishtit, të amnistuarit për ‘Puç’ planifikojnë puç të ri në Kuvend, kjo duke aluduar për kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan në profilin e tij në Facebook deputeti i OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski.
Milloshoski ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet Zoran Zaevi me Zoran Verushevski, duke biseduar në telefon, duke e vendosur dorën para gojës që mos të vërehet se çka flet.
‘Deklarata të huaja kundër Maqedonisë, për 30 stoli argjendi! (12 prill, 22:00, Strumicë)’, shkruan Milloshoski. /Telegrafi/