Ka rifilluar seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë ku deputetët diskutojnë për komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe kryetarin të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski ka thënë se kryetar i Kuvendit do të duhet të zgjedhet nga partia fituese, pra OBRM-PDUKM.
”Komisioni për emërim dhe zgjedhje nuk duhet të lejojë që të ketë kandidat për kryetar Kuvendi që më herët ka qenë i falur. Komisioni nuk duhet të lejojë deklarata nga shtetet tjera.” ka thënë mes tjerash Milloshoski.
”Kryetari i Kuvendit duhet të jetë i aftë dhe përshtatshëm për punën e kësaj shpie ligjvënëse. Kryetari i Kuvendit nuk duhet të mbrojë dhe të bëjë revizion Marrëveshjen e Ohrit e cila më parë është njohur nga të gjitha palët. Kryetari i ri duhet të udhëhiqet nda dëshira për të rihapur çështje etnike që kërkojnë zgjidhje binacionale dhe Maqedoni të ridefinuar.” tha gjithashtu Milloshoski.
”Dua që të reagoj duke parë se çfarë ndodh në këtë rend dite. është shumë problematike se si zvarritet puna e Kuvendit. Nëse nuk ka grupe parlamentare, na trego se pse ishim në koordinim tek ju në zyrë. Sot këtë që e shohim është jo logjike.” tha Oliver Spasovski nga LSDM.
Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM:
”Debati në Maqedoni në mes deputetëve është i garantuar me Kushtetutë. Ne pritëm më shumë interes nga deputët e LSDM dhe partnerët e koalicionit tuaj. Nga 50 të paraqitur për diskutim këtu jeni vetëm tre deputetë. Unë bëj thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe të diskutojmë dhe për të pastruar disa dilema” tha Dimovski.
Xhevat Ademi, BDI
”Dua të them që apsolutisht kemi mirëkuptim për çdo gjë, për Rregulloren e Kuvendit dhe për të drejtën e debatës. Dua të apeloj tek të gjithë deputetët e Kuvendit që të kenë kujdes se çfarë kahje do t’i japim debatit. Mos e filloni debatin me tema të pa nevojshme. Mos e prishni integritetin tuaj si deputetë. Deklaratat e partive politike shqiptare i keni, ajo deklaratë është deklaratë e vendit. Mos manipuloni.” tha Ademi nga BDI.
Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski, që të dy nga OBRM-PDUKM i kanë replikuar njëri tjetrit nga foltorja e Kuvendit.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së kanë vazhduar lojën e kundërreplikave në mes vete. Vllatko Gjorçev, Ilija Dimovski dhe Antonio Milloshoski kanë filluar të ”replikojnë” me njëri tjetrin, duke e përkujtuar kolegët e tyre se sa e keqe që qenka Deklarata e partive shqiptare.
”Debati” në mes deputetëve të OBRM-PDUKM-së kanë vazhduar replikat në mes tyre duke zvarritur kështu punën e Kuvendit deri në pafundësi duke treguar pozicionet e veta për ”Deklaratën e partive shqiptare” në Maqedoni, duke e quajtur si plan i Kosovës dhe Shqipërisë. Ky ”debat” mes deputetëve ka zgjatur për një orë.
57 deputetë janë paraqitur për diskutim nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë. Prej tyre, shumica janë deputetë të OBRM-PDUKM-së.
Deputetët shkojnë në pauzë deri ora 15, replikat dhe kundërreplikat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së do të vazhdojnë.
15:20 Rifillon punën Kuvendi pas pauzës, vazhdon bllokimi nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.
15:50 Sheqerinska, LSDM
”Ju vjen keq të ikni nga pushteti. Ju vjen keq që të lëshoni institucionet. Ju vjen keq që të shkoni në burg. Ju e keni bllokuar Kuvendin por e shohim fundin tuaj. Argumenti i vetëm i juaj është ‘Deklarata e Tiranës’. Këtu i keni dy intervista, njërën në expressin e Kosovës. Këtu kryetari juaj shihet se nuk ka pasur problem me këtë deklaratë.” ka thënë Sheqerinska.
17:55 “Nikolla Gruevski do të shkojë në burg. Nikolla Gruevski do të shkojë në burg. Ju bëni ndasi në mes qytetarëve. Turp të ju vi o fashistë. Turp. Të gjithëve juve ju vlen shumë liria tani. Të gjithë kriminelët në burg do të shkoni” tha Shilegov.
18:30 Seanca kuvendore vazhdon nesër pasdite. Oliver Spasovski nga LSDM edhe pse ka kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë në Kuvend edhe pas orës 18:00, kryetari Trajko Veljanoski nuk është pajtuar dhe se vazhdimi i seancës do të vazhdojë nesër në orën 12:00.
Edhe gjatë orëve të pasditës, sot debati në Kuvend ka vijuar në mes replikave dhe kundër replikave ndërmjet deputetëve nga OBRM-PDUKM, por jo edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por për Deklaratën e Tiranës. /Telegrafi/
Debatin e plotë mund ta ndiqni KËTU