Site icon Telegrafi

Milloshoski i dorëzon “bombat” në Prokurori: Zaevi të jep dëshmi rreth financimit të 1TV dhe “Lidhjes Ndërkombëtare”

Antonio Milloshoski i OBRM-PDUKM-së, sot në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dorëzuar materiale të përgjuara.

Materialet që Milloshoski i ka dorëzuar në Prokurori, janë ato të cilat i lëshoi në njërën nga seancat e Komisionit për Politikë të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Milloshoski kërkoi që Prokuroria ta ftojë të dëshmojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, pasi sipas tij, ka dyshime se Zaevi është i përfshirë në aferën e “Haraçi”.

Lexo po ashtu Milloshoski publikon audio-incizim në Kuvend: Z.Z e di se me çfarë para Boki 13 ka hapur televizion

“Prokurorja ishte korrekte, bëri transkriptë për materialin e dorëzuar dhe tha se i njëjti do të kyçet në hetimet për Lidhjen Ndërkombëtare. Siç kam thënë, këto materiale tregojnë se Zoran Zaevi e ka ditur për financimin e kësaj organizate joqeveritare dhe financimin e 1TV të Bojan Jovanovskit. Për të mos pasur asnjë dilemë, unë si jurist rekomandoj që Prokuroria ta ftojë Zoran Zaevn të jep deklaratë në lidhje me këto dëshmi”, tha Milloshoski.

Ndryshe, në audio-materialet që sot Milloshoski i ka dorëzuar në Prokurori, dëgjohet zëri i Zoran Zaevit duke biseduar me një person tjetër rreth financimit të organizatës Lidhja Ndërkombëtare, e cila është nën udhëheqjen e Boki 13./Telegrafi/

Exit mobile version