Site icon Telegrafi

Milloshoski: Dorëheqja do të pranohet, Gruevski e paralajmëroi si të parevokueshme (Video)

Dorëheqja e Nikolla Gruevskit do të pranohet sot, sepse ai e paralajmëroi si të parevokueshme, tha Antonio Milloshoski para mbledhjes së Komitetit qendror të OBRM-PDUKM-së.

Ai paralajmëroi se sot do të vërtetohet rendi i ditës në kongresin që është caktuar të mbahet më 23 dhjetor. Milloshoski paralajmëroi se sot do të vërtetohet edhe afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të ri të partisë.

“Statuti i partisë është dokumenti të cilin e kanë pranuar dhe e kanë votuar gjithë anëtarët, delegatët në kongresin e kaluar. Më pak e rëndësishme është emri i kryetarit të ri v partisv, më i rëndësishëm është koncepti i ri i veprimit të partisë si një opozitë e shëndodhë. Nuk kam vendosur nëse do të dorëzoj kandidaturën time për kryetar, ka kohë”, tha Milloshoski./Telegrafi/

Exit mobile version