Antonio Milloshoski, bartësi i listës së deputetëve nga partia qeverisëse, ka prezentuar platformën parazgjedhore para qytetarëve të Demir Hisarit, prej ku Milloshoski theksoi se më 11 dhjetor, LSDM-ja do të marr mesazhin prej popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ende pa filluar zgjedhjet, LSDM-ja u dorëzua në Demir Hisar dhe kandidatin e tyre e vendosën në vendin e 14. Ne nuk premtojmë projekte joreale, siç e bën LSDM-ja. Nëse ata vijnë në qeveri premtojnë pagë mesatare prej 30 mijë denarë, por harruan se gjatë kohës kur ishin në pushtet, paga mesatare ishte 8 mijë denarë”, tha mes tjerash Milloshoski.
Ai tha se premtimet e Zaevit për dygjuhësinë janë provokime, që të fillojë konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve./Telegrafi/