Telegrafi

Millosheviqi ishte poshtëruar dhe fyer në Hagë nga “Hitleri” serb

Gjatë qëndrimit në burgun e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte, ish presidenti serb Sllobodan Millosheviq, i cili gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë dhe Bosnje, ka përjetuar poshtërim dhe fyerje të ndryshme nga të burgosurit e tjerë, madje edhe nga një serb.

Millosheviqi është poshtëruar dhe fyer në Qendrën e paraburgimit të Tribunalit të Hagës dhe jo rrallë e kanë sharë të burgosurit e tjerë, veçmas është sharë nga serbi Goran Jelishiq, të cilin e quanin “Adolf Hitleri” serb, shkruan gazeta serbe “Kurir”, transmeton Telegrafi.

Sipas gazetës, Millosheviqi gjatë qëndrimit në Hagë është degraduar dhe fyer në çdo hap.

Serbi i Bosnjës Goran Jelishiq është dënuar nga tribunali i Hagës me 40 vjet burgim për krime kundër njerëzimit, vrasje, torturë dhe plaçkitje të myslimanëve dhe kroatëve në kampin e Bërçkos në Bosnjë gjatë vitit 1992, ku ai ishte komandant. /Telegrafi/