Telegrafi

Milito: Derbi do të jetë i ekuilibruar, Lautaro mund ta bëjë dallimin

Diego Alberto Milito (Photo by Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Interit, Diego Milito beson se derbi kundër Milanit do të jetë një lojë e ekuilibruar dhe shpreson se Lautaro Martinez mund të bëjë dallimin.

Ish-sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë i Nerazzurrëeve në sezonin e tyre të tripletës dhe pas pesë sezoneve në San Siro ai e njeh Derby della Madonnina më mirë se shumica e lojtarëve.

Është vet Milito, i cili ka folur për derbin e madh lokal dhe mendon se ky do të jetë i ekuilibruar, unik, por në fund do ta fitojë Interi dhe Martinez mund ta bëjë dallimin.

Lexo po ashtu Higuain: Derbi i Milanos si ai i Madridit, mund të luaj me Icardin bashkë në sulm

“Derbi do të jetë një lojë shumë e balancuar”, ka parashikuar fillimisht Milito në një intervist për Corriere dello Sport.

Derby della Madonnina gjithmonë ka qenë shumë i luftuar (Photo by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Derbit gjithmonë kanë qenë të tillë, janë unik, ndeshje të veçanta. Ju i fitoni ato me përqendrim dhe grintë, më shumë sesa me klas”.

“Ndeshjet janë gjithnjë shumë të përafërta dhe detajet bëjnë dallimin në rezultat”.

Milito ka fituar shumë derbi

“Një lojtar që shpresoj se mund të jetë vendimtar është Lautaro Martinez. Unë e njoh atë dhe ai është një djalë i madh”.

Lexo po ashtu Donadoni: Derbi Inter - Milan i pa parashikueshëm

“Ka lojtarë të mëdhenj në të dyja anët, dhe personalisht shpresoj se Milani nuk do të shfaqen dhe se Interi do të fitojë!”.

“Por, Milani mund ta ndalë Nerazzurrët nëse nuk janë të fokusuar. Nëse doja të thoja se kush më shqetëson, do të thosha [Gonzalo] Higuain dhe Suso”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/